Vilë 2 katëshe me pamje nga deti në shitje, në rezidencën turistike dhe banesore, i cili ndodhet në një zonë unike vetëm 100 m larg detit, në plazhin me rërë të detit Adriatik, dhe është ideal për një jetë të shëndetshme, në privatësi, në gjelbërim dhe ajër të pastër, pranë freskisë së detit, vetëm 40 km nga Tirana, 35 km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 260 km nga Prishtina.
Rezidenca ofron infrastrukturë të standardeve evropiane, shërbim dhe cilësi të garantuar, siguri dhe administrim 24 orë, akses në rezidencë me kartë rezidenti, shteg këmbësorësh 1 km i gjatë i përshtatshëm për ecje, pushim ose çiklizëm, kënd lojërash për fëmijë me katrorë, market Conad, 3 bare/restorante plazhi, 1 bar/restorant brenda rezidencës të cilët janë funksionalë gjatë gjithë vitit, qendër shëndetësore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare të zonave të përbashkëta, jetë komunitare dhe vijë bregdetare të pajisur me çadra dhe shezlongje, etj.
Vila ofron punime shumë cilësore, rifinitura të mira, mobilim, hapsirë të bollshme, sistem ngrohje-ftohje etj, bace të gjelbëruar.
Vile individuale 2 katëshe në shitje, me sipërfaqe totale ndërtimi 141 m2 + sipërfaqe trualli 242 m2, me orientim jug-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie me dalje në oborr, kuzhina e veçuar dhe tualet me dritare. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet me dritare, dhomë gjumi tjetër dhe tualet me dritare. Dhomat e gjumit kanë dalje në një ballkon të përbashkët dhe ofrojnë pamje deti. Disponon dhe një depo me derë të veçantë në katin përdhe.
Me mundësi përshtatje dhe në 3 dhoma gjumi.
Ofron dhe 2 poste parkimi të hapura.
Me certifikatë pronësie.