Pershkrimi i Prones

Me një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më elitare dhe më të preferuara të kryeqytetit për të jetuar, midis ish Bllokut e Parkut të Liqenit dhe afër me qendrën e Tiranës. Pranë institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave etj.

Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante sherbime të ndryshme etj.

Apartamenti me qira 4+1 me siperfaqe të bollshme prej 250 m2, në katin 10-te, me orientimin jug-lindje-perëndim gjë të cilin e bën të ndricuar gjatë gjithë kohës dhe me pamje shumë të mirë të zonës. Organizohet nga salloni i cili ka dhe oxhak, kuzhinë e vecantë + ambient ngrënie, 4 dhoma gjumi, 1 studio, 3 tualete dhe 2 ballkone.

Është totalisht i mobiluar.

Poshtë godinës ka garazh me pagesë ekstra.

Cmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,700 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 4+3
Kati: 10
Ashensor: Po
Sip. Totale: 250 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 3
Referenca: INF2039
Vendndodhje
Whatsapp