Pershkrimi i Prones

Shitet apartament te ish Ekspozita, në një nga komplekset më të reja në ndertim e sipër, me standartin më të lartë dhe inovativ, i cili ndodhet fare pranë qendres së Tiranes. Pozicionohet midis bulevardit “Gjergj Fishta” dhe rruges “Nikolla Jorga”, me akses në unazën e vogël, Bulevardin “Bajram Curri”, afër Ish Bllokut, etj.

Apartamenti ndodhet në një kompleks multifunksional me një dizajn të veçantë arkitekturor frymëzuar nga forma e malit të Dajtit. Ofron punime shumë cilësore dhe me një vëmendje të veçantë kushtuar klimës së Tiranës. Nivelet e larta të izolimit të saj, hijet diellore për të minimizuar fitimin e nxehtësisë dhe tarracat e mëdha që veprojnë si rregullues diellor, sigurojnë që ndërtesa të ketë nevojë për 30 % më pak energji se projektet e tjera të krahasueshme. Avantazhet që ofron është cilësia e projektimit me standart të lartë, zonë ideale për banim pasi ofron të gjitha lehtësirat për një jetesë elitare, hapësira të gjelbërta, 10 ashensor, afersi me qendrën, siguri 24/7, mirëmbajtje elitare, shërbime të ndryshme, komunitet i përzgjedhur etj.

Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 24 kate dhe me 5 kate parkim nëntokë.

Apartament 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 127.19 m2 (bruto 169.16 m2), kati i 8. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi dhe tualet dite.

Përfundon brenda vitit 2027.

Detajet e Prones

Cmimi €: 507,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 8
Katet: 24
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 127 m2
Sip. Totale: 169 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Viti i ndertimit: 2027
Referenca: INF1879
Vendndodhje
Whatsapp