Shitet apartament 2+1+2 me vendodhje në një nga zonat më elitare të Tiranës, tek Ish Ekspozita, me dalje direkte në bulevardin “Bajram Curri” dhe akses shumë të lehtë në rrugën “Myslym Shyri” dhe rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Zona ofron facilitete dhe shërbime të ndryshme si Drejtoria Vendore e Policisë, kopshti Nr.17 “Yjet”, kopshti Nr.47 “Ylber”, shkolla 9-vjeçare “Konferenca e Pezës”, shkolla e mesme “Arben Broçi”, Big Market, Spar, farmaci Ditë e Natë, qendra shëndetësore Nr.5, spitali Gjerman, Mulliri Vjetër, Aqua Fish, Credins Bank, OTP Bank, Tirana Bank, Max Optika, pastrim kimik etj.
Godina ofron punime cilësore, mirëmbajtje dhe ka 2 ashensorë.
Apartament 2+1+2 me sipërfaqe neto 120 m2, kati i 3-të banim me orientim veri-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhinë e veçuar, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi dhe tualet dite.
Me çertifikatë pronësie.