Pershkrimi i Prones

Apartament 1+1 në shitje në një ndërtim të ri elitar që po ndërtohet në një nga zonat më të më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, e cila njihet për jetën e gjallë urbane, densitetin e lartë të bizneseve elitare dhe të klientëve potencial. Ka vendodhje shumë të mirë pranë ish-Bllokut dhe vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga Sheshi “Skënderbej” dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, bankare.

Zona ofron shërbime të ndryshme si markete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante etj.

Godina e re elitare në të cilën ndodhet prona është 10 kate me 4 kate nëntokë, 4 ashensorë dhe do të ofrojë punime cilësore, rifinitura shumë të mira, vetrata dhe dritaret do të jenë dopio xham, fasada e ventiluar me veshje HPL dhe pllake.

Apartament premium 1+1 në shitje me sipërfaqe neto 65.15 m2 (bruto 73.62 m2), kati i 6-të teknik me orientim jug. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.

Ofrohet për shitje dhe një post parkimi me vlerën 80,000 Euro në katin -2.

Mundësi shumë e mirë banimi ose investimi.

Përfundon në vitin 2027.

Detajet e Prones

Cmimi €: 368,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 1+1
Kati: 6
Katet: 10
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 65 m2
Sip. Totale: 73 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Viti i ndertimit: 2027
Referenca: INF1889
Vendndodhje
Whatsapp