Pershkrimi i Prones

Mbrapa Ministrisë së Drejtësisë | Vetëm pak minuta nga Sheshi "Skënderbej"

Në një nga zonat më prestigjioze dhe më të kërkuara të Tiranës, jepet me qira një apartament luksoz 3+1 me verandë të madhe, i pozicionuar në Bulevardin "Zogu i Parë", mbrapa Ministrisë së Drejtësisë.

Zona ofron një kombinim ideal të qetësisë dhe aksesit të menjëhershëm me qendrën e qytetit. Brenda pak minutash në këmbë lidheni me Sheshin "Skënderbej", Unazën e Vogël, institucionet kryesore shtetërore, qendrat arsimore, kulturore dhe të biznesit.

Në afërsi gjenden: Supermarkete, restorante dhe kafene, shkolla, kopshte dhe çerdhe, farmaci dhe shërbime të ndryshme, rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, transport publik me akses shumë të mirë.

Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një godine moderne 5-katëshe me ashensor, shkallë të ndriçuara dhe oborr të përbashkët të gjelbëruar për banorët.

Organizimi
•Sipërfaqe apartamenti: 145 m²
•Verandë: 35 m²
•Ambient i bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje
•Kuzhinë e veçantë
•Dhomë matrimoniale me tualet privat
•Dy dhoma të tjera gjumi
•Tualet kryesor me dritare
•Verandë panoramike me pamje të hapur

Karakteristikat
•Orientim Lindje – Jug – Perëndim, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës
•Mobilim modern dhe cilësor
•Parket druri cilësor
•Sistem qendror ngrohje-ftohje
•Pajisje elektroshtëpiake premium
•Punime dhe rifinitura të standardeve të larta

Parkim privat në katin -1 i përfshirë në çmim.

Çmimi: 2,000 € neto/muaj (parkimi i përfshirë)

Detajet e Prones

Cmimi €: 2,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+2
Kati: 4
Katet: 5
Ashensor: Po
Sip. Totale: 145 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1927

Karakteristikat

Qendra qytetit
Vendndodhje
Whatsapp