Apartament 2+1
Në një nga zonat më prestigjioze dhe më të kërkuara të Tiranës, jepet me qira një apartament 2+1, i pozicionuar në Bulevardin "Zogu i Parë", përballë me maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Zona ofron një kombinim ideal të qetësisë dhe aksesit të menjëhershëm me qendrën e qytetit. Brenda pak minutash në këmbë lidheni me Sheshin "Skënderbej", Unazën e Vogël, institucionet kryesore shtetërore, qendrat arsimore, kulturore dhe të biznesit.
Në afërsi gjenden supermarkete, restorante dhe kafene, shkolla, kopshte dhe çerdhe, farmaci dhe shërbime të ndryshme, rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, transport publik me akses shumë të mirë.
Apartamenti ofron punime shumë të mira, ka pamje shumë të bukur nga bulevardi, është i shtruar me parket, ka sistem kondicionimi ngrohje-ftohje, dritare me grila etj.
Apartament 2+1 për qira me sipërfaqe 107 m2, kati i 8-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Në çmim përfshihet dhe një post parkimi në katin -1.
Lirohet në datën 20 Dhjetor.