Apartament 2+1 per qira te “Lake View” një nga rezidencat e banimit më të reja të vendosur strategjikisht në rrugen “Kristo Luarasi” dhe rrugën e “Kosovarëve”, duke ofruar kështu pamje nga liqeni Tiranës, Unaza e re dhe kompleksi i pishinave. Ka akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.
“Lake View” Residences është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje mbi Parkun e Liqenit dhe zonës përreth.
“Lake View” Residences ofron punime shumë cilësore, projektet e te cilave gërshetohen në mënyrë të përkryer me peisazhin përreth. Në saj të arkitekturës së saj, mundëson krijimin e tarracave të gjelbërta të cilat shërbejnë si hapësira rekreative dhe relaksuese për banorët dhe vizitorët. Ofron dizajn unik dhe efikas të energjisë, izolim akustik, gjenerator i fuqisë rezervë, materiale me cilësi të lartë ndertimi, ashensor rezistente ndaj zjarrit, strukturë rezistente ndaj termeteve, termoizolim të avancuar, dalje emergjente, sistem kundra zjarrit dhe siguri 24 orë.
Apartament i ri per qira 2+1 me siperfaqe neto 120 m2, kati i 11 dhe me pamje shume te mire nga lindja. I sapo mobiluar me mobilje shumë cilësore dhe stil bashkekohor, sistem ngrohje-ftohje qendrore, Tv 100” etj. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe ballkon i madh me pamje nga Liqeni.
Çmimi është neto dhe perfshin edhe dy poste parkimi.