Pershkrimi i Prones

Apartament 3+1 me qira në një nga zonat më elitare dhe të preferuara të qytetit, shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pasër dhe qetësisë të Parkut kombëtar të Tiranës dhe liqenit artificial. Ndodhet shumë afër me zonën e ish Bllokut dhe Sheshit “Nënë Tereza”, në të cilen ka një numër të madh institucionesh shtetërore, kulturore dhe arsimore.

Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.

Godina ku ndodhet apartamenti ka cilësi të lartë ndërtimi, siguri 24 orë, 2 ashensorë, mirëmbajtje shumë të mirë, larmishmëri shërbimesh dhe komunitet të zgjedhur. Apartamenti është i pajisur me rifinitura shumë cilësore, sistem ngrohje-ftohje dhe është i shtruar me parket druri.

Apartament 3+1 me qira me sipërfaqe neto 134 m2 (bruto 145 m2), kati i 4-të, me orientim lindje-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhinë e veçuar, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite, depo dhe 2 ballkone.

Në çmim përfshihet dhe një post parkimi në katin -1.

Çmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,700 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+2
Kati: 6
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 134 m2
Sip. Totale: 145 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1952
Vendndodhje
Whatsapp