Pershkrimi i Prones

JEPET ME QIRA VILË LUKSOZE 5+1+2

Një vilë elegante dhe ekskluzive, e konceptuar për një standard të lartë jetese, në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës së Mjull-Bathores.

Prona është krijuar për të ofruar një kombinim të rrallë të hapësirës, privatësisë, komoditetit dhe jetesës në kontakt me natyrën, duke qenë një zgjedhje ideale për familje që kërkojnë një rezidencë të qetë dhe prestigjioze pranë Tiranës.

Sporge La Luna Residence përfaqëson një koncept rezidencial të orientuar drejt privatësisë dhe cilësisë së jetesës. E vendosur në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar të Mjull-Bathores, rezidenca ofron një atmosferë të veçantë larg zhurmës dhe ritmit intensiv të qytetit.

Pishina dhe hapësirat e jashtme e bëjnë vilën veçanërisht të përshtatshme për jetesë familjare, pritje të miqve dhe momente relaksi gjatë muajve të verës.

Mjull-Bathorja është një nga zonat rezidenciale që është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, duke tërhequr vila dhe rezidenca të standardit të lartë. Pozicioni në periferi të qytetit ofron më shumë hapësirë dhe qetësi, ndërkohë që shërbimet, qendrat tregtare, restorantet, institucionet arsimore dhe facilitetet e Tiranës janë lehtësisht të aksesueshme.

Karakteristikat kryesore:
• 500 m² sipërfaqe ndërtimi
• 1,000 m² oborr privat
• Pishinë private
• Parkim për 2 automjete
Kati i parë
• Ambient i bollshëm Living Room + Kitchen, me hapësirë të hapur dhe funksionale
• 1 dhomë gjumi
• 1 tualet
• Verande
• Akses direkt nga ambientet e brendshme drejt oborrit dhe hapësirave të jashtme
• Lidhje e drejtpërdrejtë me zonën e pishinës
Kati i dytë
• 3 dhoma gjumi
• 1 Master Bedroom, me hapësirë dhe privatësi të dedikuar
• 1 tualet
• 2 ballkone, që ofrojnë dritë natyrale dhe pamje të këndshme mbi ambientet përreth
Kati -1
• 1 ambient i madh multifunksional, i përshtatshëm për palestër, sallë argëtimi, kinema familjare ose hapësirë recreative
• 1 dhome gjumi
• 1 tualet
• Lavanderi
• Depo

Vila jepet e pamobiluar, duke i ofruar qiramarrësit mundësinë që ambientet të mobilohen dhe personalizohen sipas dëshirave dhe nevojave të tij.

Mobilimi mund të realizohet sipas kërkesave dhe preferencave të klientit.

Detajet e Prones

Cmimi €: 3,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 500 m2
Sip. Toke: 1000 m2
Dhomat e gjumit: 6
Tualetet: 3
Mobilimi: E pa mobiluar
Referenca: INF2000
Vendndodhje
Whatsapp