Pershkrimi i Prones

Projekti më i ri apart-hotel përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut, vetëm 250 metra larg detit, në plazhin e Golemit, një nga zonat turistike më të zhvilluara vitet e fundit. Vetëm 1 Km nga Mali i Robit, 2 KM nga Shkëmbi i Kavajës dhe rreth 10-15 KM nga Durrësi.

Godina do të zhvillohet nga Prime Capital dhe do të ofrojë punime shumë cilësore, me teknologji të re, mure betoni dhe sistem kapot me termoizolim.

Në këtë zonë ka pasur një zhvillim të madh në sektorin e ndërtimit kryesisht me rezidenca banimi, komplekse vilash dhe hotele duke e kthyer në një destinacion tërheqës turistik si për të huajt dhe për vendasit. Zona në afërsi ka plazhe publike dhe private me akses të shpejtë nga prona, “Bonita Luxury Resort” me 5 yje, Hotel “Epidamn White Sensation”, “Aroma Bay”,“Alto Mare” Restorant, “Spar”, “Supermarket GEA”, “CONAD”, etj. Në afërsi gjithashtu ndodhen dhe disa institucione arsimore dhe shëndetësore si Shkolla 8-vjeçare Golem, Shkolla e Përgjithshme Golem dhe Shkolla Profesionale “Charles Telford Erikson”, Qendra Shëndetësore Golem, si dhe disa klinika dentare.

Godina ka sipërfaqe totale ndërtimi 1292.5 m2 nga të cilat 1006.5 m2 janë sipërfaqe ndërtimi mbi tokë dhe 286 m2 janë sipërfaqe ndërtimi nëntokë (parking). Do të organizohet në 16 apartamente në total, ku 13 apartamente janë të tipologjisë 1+1, 2 apartamente të tipologjisë 2+1 dhe një garsoniere.

Çmimet e apartamenteve duke filluar nga 98,800 Euro deri në 154,000 Euro.

Çmimet e parkimit 22,000 Euro/posti.

Mundësi shumë e mirë investimi.

Parashikuar të përfundojë brenda vitit 2027.

Çmimi i godinës 1,700,000 Euro.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,700,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 6
Ashensor: Po
Sip. Totale: 1293 m2
Dhomat e gjumit: 15
Tualetet: 15
Viti i ndertimit: 2027
Referenca: INF2020
Vendndodhje
Whatsapp