Apartament 1+1 në shitje në një nga zonat më të reja dhe shumë të preferuara për banim për shkak se ka ajër të pastër dhe shumë gjelbërim. Ndodhet tek Kopshti Botanik, ka akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe të Tiranës, shumë afer me Parkun e Madh të Liqenit, si dhe me Kopshtin Zoologjik. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Zona ofron shërbime dhe facilitete të ndryshme si Parku Botanik, Parku Zoologjik, Liqeni Artificial, Parku Olimpik, Aquadrom Tirana, Wellness Albania Clinic, Maple Bear Canadian School & Kindergarten, Albanian College Tirana II, Little Hands Tirana, Kopshti Bota, Curomarket Buci, Dua Bio, Supermarket Xhangolli etj.
Apartamenti ndodhet në një godinë të vitit 2005 me ashensor. Ofron rifinitura shumë të mira, është i shtruar me parket, ka ndriçim profesional dhe sistem kondicionimi.
Apartament 1+1 në shitje me sipërfaqe neto 78.20 (bruto 90.42 m2), kati +1 me orientim veri-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Shitet e mobiluar.
Mundësi parkimi në katin -1.