Apartament 2+1 për qira në një nga zonat më të reja dhe shumë të preferuara për banim për shkak se ka ajër të pastër dhe shumë gjelbërim. Ndodhet tek Kopshti Botanik, ka akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe të Tiranës, shumë afer me Parkun e Madh të Liqenit, si dhe me Kopshtin Zoologjik. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Zona ofron shërbime dhe facilitete të ndryshme si Parku Botanik, Parku Zoologjik, Liqeni Artificial, Parku Olimpik, Aquadrom Tirana, Wellness Albania Clinic, Maple Bear Canadian School & Kindergarten, Albanian College Tirana II, Little Hands Tirana, Kopshti Bota, Euromarket Buci, Dua Bio, Supermarket Xhangolli etj.
Apartamenti ofron rifinitura dhe punime shumë cilësore, është totalisht i investuar dhe i pa banuar më parë. Është i shtruar me parket, ka sistem kondicionimi dhe mobiljet janë të gjitha të reja.
Apartament 2+1+2 për qira me sipërfaqe 105 m2, kati i parë. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet brenda, dhomë gjumi, tualet dite dhe 2 ballkone.
Në çmim përfshihet dhe një post parkimi.
Jepet i mobiluar.