Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, me një pozicion strategjik, vetëm 5 minuta nga qendra e qytetit dhe me akses të shpejtë në dy akset kryesore, Rrugën e Kavajës dhe Rrugën e Durrësit.
Zona karakterizohet nga një ambient i qetë dhe i përshtatshëm për banim, duke ofruar pranë të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode, si institucione shtetërore, arsimore dhe shoqërore, supermarkete, dyqane, bare, restorante, kopshte, çerdhe dhe shërbime të ndryshme.
Apartamenti ndodhet në një pallat të sapopërfunduar, të ndërtuar me standarde të larta cilësie, i pajisur me dy ashensorë dhe me administrim shumë të mirë.
Karakteristikat e pronës:
• Tipologjia: 1+1
• Sipërfaqe neto: 70 m²
• Kati: 4
• Orientimi: Jug-Perendim
• Mobilim i ri dhe cilësor
• Mundesi parkimi
Apartamenti është i sapopërfunduar, me organizim funksional dhe punime cilësore. Organizohet në një ambient të bollshëm ndenjeje, të integruar me kuzhinën dhe hapësirën e ngrënies, dhome gjumi e bollshme, tualet me dritare dhe ballkon me pamje shume te bukur mbi Rrugen e Abasadave.
Mobilimi është i ri dhe me cilësi të lartë. Prona ofron gjithashtu kondicionimi dhe izolim, duke garantuar komoditet gjatë gjithë vitit.