Vile individuale ne shitje ne rezidencen turistike e cila ndodhet në një zonë unike vetem 150 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatesi, në gjelbërim dhe ajër të paster, pranë freskisë së detit. Ndodhet vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nene Tereza edhe 260 KM nga Prishtina.
Rezidenca perbehet nga vila dhe apartamente buze detit. Ofron nje pedonale rreth 1 KM, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, akses ne rezidence me karte rezidenti, privatësi, gjelberim, mirëmbajtje shumë të mirë, komunitet të perzgjedhur, 4 beach bar/restorant te cilat jane funksionale gjate gjithe vitit, restorant brenda rezidences, market Conad dhe qendër shëndetësore.
Vila ndodhet vetem 110 m nga vija bregdetare dhe është e shtruar me pllaka dhe parket laminat. Mobilimi dhe eletroshtëpiaket janë cilësore, sistemi ngrohje - ftohje eshtë tavanor me chiller të markës Mitsubishi.
Vile individuale ne shitje me siperfaqe ndertimi 171 m2 (realisht 220 m2) dhe 503 m2 truall. Ne katin perdhe ofron ambient gatimi me dritate, ambient ngrenie, ambient ndenje me dalje ne llozhe dhe baçe, dhomë gjumi, tualet dite me dritare dhe ambient teknike/magazinë. Në katin e parë ofron 2 dhoma gjumi me tualet te përbashkët me dritare dhe nje ballkon te vogël dhe 1 dhomë matrimoniale me tualet të dedikuar dhe verandë shumë të madhe. Baçja ofron 2 vende parkimi te hapura, ofron shumë gjelbërim të llojeve të ndryshme, privatësi dhe qetësi dhe mundësi për të ndërtuar pishinë.
Me çertifikate pronësie.