Pershkrimi i Prones

“Green Valley” është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive, e cila ofron vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.

Rezidenca “Green Valley” ofron punime shumë cilësore ku projektet e vilave dhe te apartamenteve te mirëprojektuara lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit te lire. Treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.5 dhe koeficenti i shfrytezimit të truallit është 20 %. Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet në katin përdhe, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.

Apartament në shitje 2+1+2 me sipërfaqe bruto 108 m2 + 85 m2 oborr, në katin përdhe. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie + kuzhinë, dhomë gjumi + garderobë, dhomë gjumi tjetër, 2 tualete,ballkon dhe oborri.

Çmimi përfshin administrimin dhe një post parkimi.

Detajet e Prones

Cmimi €: 2,100 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Sip. Totale: 108 m2
Sip. Toke: 85 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1671

Vendodhje

Whatsapp