Pershkrimi i Prones

“Green Valley” është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive, e cila do të ofrojë vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.

Apartamenti ka rifinitura shumë të mira, mobilim luksoz, kondicionim tavani Daikin, pllaka Porcelanosa, pajisjet hidrosanitare Hans Groge, perdet nga Atmosfere. Ka ndriçim modern dhe instalime elektrike bitichino, veshjet e mureve me tapiceri dhe dru, divanet e firmes Natuzi. Disponon dhe oxhak druri funksional.

Apartament luksoz 2+1 në shitje, me sipërfaqe neto 107.2 m2 (bruto 119.8 m2), kati I 2-të teknik i fundit, me orientim veri-lindje dhe jug-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare, dhomë gjumi, tualet dite me dritare dhe ballkon.

Disponon 2 poste parkimi (17 m2 secila) dhe 1 depo në katin -1.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 670,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 2
Katet: 2
Sip. e brendshme: 107 m2
Sip. Totale: 119 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Viti i ndertimit: 2025
Referenca: INF1909
Vendndodhje
Whatsapp