Vilë 3 kate + bodrum në shitje, shumë pranë TEG dhe vetem 6 Km nga qendra e Tiranës. Në një nga zonat më të preferuara dhe elitare e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë.
Vila ofron punime dhe rifinitura shumë cilësore, oxhak druri funksional, dysheme dhe veshje muri me dru, vetratë e madhe xhami që mundëson ndriçim natyral në ambientin e ndenjes, sistem kondicionimi, ndriçim i specializuar, veshja e jashtme me sistem kapot dhe pllakë qeramike, oborr i gjelbëruar dhe i ndriçuar.
Vilë 3 kate + bodrum në shitje, me sipërfaqe totale ndërtimi 410.8 m2 ( sip. bodrumi 163 m2 + sip. kati përdhe 87.8 m2 + sip. kati 1-rë 80 m2 + sip. kati 2-të 80 m2) + sipërfaqe toke 620 m2, me orientim jug-lindje-veri-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie dhe tualet dite me dritare. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet me dritare + garderobë, 2 dhoma gjumi dhe tualet dite me dritare. Kati i dytë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet + garderobë. Në tarracë ndodhet pishina dhe një ambient minibar. Bodrumi ofron ndriçim natyral dhe përfshin një ambient rekreacioni me një tavolinë ping-pong dhe kënd ndenje, lavanderi dhe 2 poste parkimi të mbyllura.
Shitet plotësisht e mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.