Vilë në shitje në një rezidencë të re me vila dhe apartamente, e cila shtrihet me pamje nga Liqeni i Farkes, me një vendodhje shumë të mirë në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen, Qendren Tregtare TEG etj.
Rezidenca është projektuar me arkitekturë moderne dhe ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, pamje mbreselënëse të liqenit, godina banimi të rrethuara vetëm nga gjelbërimi, sherbime, apartamentet do të jenë me ashensor, siguri dhe administrim 24 orë, komunitet elitar etj.
Vila ofron punime shumë cilësore dhe dritare të mëdha xhami që ofrojnë dritë natyrale.
Vilë 3 katëshe në shitje me sipërfaqe ndërtimi 231 m2 + sipërfaqe verande 83.9 m2 + sipërfaqe parcele 225.4 m2, me orientim jug-lindje-veri-perëndim. Në katin përdhe organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, depo dhe tualet. Kati i parë organizohet nga 2 dhoma gjumi, tualet dhe verandë. Kati i dytë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualet dhe veranda.
Vila disponon 2 poste parkimi.