Hotel në shitje, i cili ndodhet ne zonen e plazhit të Golemit, rreth 200 metra larg detit, në një territor të qetë, vetëm 1 km nga Mali i Robit dhe 2 km nga Shkëmbi i Kavajes. Kjo zone është shumë e mirë për të jetuar ose pushuar shëndetshëm, midis gjelberimit te pishave, ajrit të paster dhe freskisë së detit. Është larg 48 km nga Tirana, 40 km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 270 km nga Prishtina. Në këtë zonë janë ndërtuar mjaft komplekse me vila dhe mjaft hotele që e bëjnë atë tërheqëse, duke ofruar kështu një relaks të plotë midis gjelbërimit dhe detit.
Hoteli në shitje ka 4 kate me siperfaqe totale 1174 m2 dhe tarracë të shfrytëzueshme 103 m2. Tokë në total ka 2340 m2, nga të cilat 1500 m2 janë truall.
Kati përdhe prej 380 m2 është me funksion bar-restorant, në të cilen ndodhet dhe banaku dhe 2 tualete. Tre katet e tjera janë respektivisht me siperfaqe 258 m2, 268 m2 dhe perseri 268 m2. Hoteli ka ashensor për 5 kate dhe përbëhet nga 21 dhoma gjithësej, pra 7 dhoma secili kat. Dhomat janë të madhësive të ndryshme, secila me ballkon dhe 4 dhoma në katin e parë janë me veranda të mëdha. Në cdo kat ndodhet një suitë e madhe. Cdo dhomë ka kondicionerin e vet. Siper godines ka panele diellore. Hoteli ka edhe gjenerator. Përpara gjendet një pishinë. Ekziston edhe oborr i sistemuar para dhe mbrapa hotelit si dhe parkim për rreth 20 makina. Kapaciteti i tij është i mjaftueshëm edhe për turistë që vijnë me autobuza të mëdhenj, të cilët parkohen lehtësisht aty. Jashtë ndodhen 3 banjo, të cilat sherbejnë për klientet që preferojnë të rrinë në ambientet e jashtme si dhe për personat që përdorin pishinen.
Duke qënë se ndodhet buzë rruges anësore, mund të perdoret edhe në sezone të tjera, përvec sezonit të veres.
Me certifikatë pronësie.