Pershkrimi i Prones

Zona ku ndodhet apartamenti 2+1 për qira, është një nga zonat më elitare të qytetit dhe ndodhet shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron Parku Kombëtar i Tiranes dhe Liqeni artificial. Ka pranë dhe shumë zona të tjera sic është Blloku, Bulevardi “Deshmorët e Kombit” etj. Në këtë zonë ndodhen një numër i madh institucionesh shteterore, kulturore dhe arsimore si dhe kënde lojrash për fëmijë, një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe infrastrukture te rregullt, etj.

Apartamenti është i mirë-organizuar me hapësira të mëdha dhe të shfrytëzueshme, me punime cilësore, sistem ajri i kondicionuar për ngrohje dhe ftohje, dyshemeja e shtruar me parket, dritaret me grila dhe i mobiluar komplet me mobilim modern dhe shumë cilësor. 

Apartament me qira 2+1 me siperfaqe totale 180 m2, kati 7 dhe me pamje te bukur të liqenit. Organizohet nga salloni i madh + ngrenie, kuzhine, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, depo e vogel dhe ballkoni i cili ofron pamje panoramike te liqenit dhe parkut. Eshte totalisht i mobiluar me pajisje cilesore, sistem kondicionimi etj.

Cmimi perfshin dhe taksen.

Detajet e Prones

Cmimi: 2,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 7
Ashensor: Po
Sip. Totale: 180 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1016
Whatsapp