Liqeni i Tiranës PRANË LIQENIT ARTIFICIAL, KOMPLEKSI "NOBIS"
Zona ku ndodhet apartamenti 2+1 për qira, është një nga zonat më elitare të qytetit dhe ndodhet shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron Parku Kombëtar i Tiranes dhe Liqeni artificial. Ka pranë dhe shumë zona të tjera sic është Blloku, Bulevardi “Deshmorët e Kombit” etj. Në këtë zonë ndodhen një numër i madh institucionesh shteterore, kulturore dhe arsimore si dhe kënde lojrash për fëmijë, një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe infrastrukture te rregullt, etj.
Apartamenti është i mirë-organizuar me hapësira të mëdha dhe të shfrytëzueshme, me punime cilësore, sistem ajri i kondicionuar për ngrohje dhe ftohje, dyshemeja e shtruar me parket, dritaret me grila dhe i mobiluar komplet me mobilim modern dhe shumë cilësor.
Apartament me qira 2+1 me siperfaqe 110 m2, kati 7, me orientimin veri-perendim e me pamje te bukur të zonës. Organizohet nga ambient ndenje, kuzhine e vecuar + ngrenie, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe ballkoni.
Cmimi eshte neto.