“Lundra Village & Residence”, një nga rezidencat më të reja luksoze dhe elitare të Tiranes, e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar duke ofruar keshtu stilin e jeteses elegante, prane kryeqytetit por larg zhurmes dhe kaosit urban. Vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në mes të gjelberimit në privatesi mes ajrit të pastër, larg zhurmës së qytetit, vetem 15 minuta me makine nga qendra e Tiranës, afer shkollave World Academy of Tirana, International School, Kings Tirana, universiteti Aldent etj. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash elitare si Rolling Hills dhe eshte shumë afër me qendren tregtare Tirana East Gate.
Vila ka shumë ndriçim natyral dhe ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit perreth dhe oborrit qe e rrethon. Ofron punime shumë cilesore, lartësi të kateve 3 metra, oxhak funksional, oborr të sistemuar shumë bukur, pergola druri dhe me hapësirë për të bërë dhe pishinë. Te gjitha punimet e rifinitures, si hidroizolimi, termoizolimi, fasadat e katit perdhe do jene me gur dekorativ dhe te katit te pare me grafiato. Sistemi elektrik, hidraulik do te kryhet me materiale te certifikuara nga me te mirat ne treg. Konstrusioni ka parametrat e Eurokodit me beton te markave shume te larta.
Vile individuale 2 kateshe ne shitje me siperfaqe totale ndertimi me siperfaqe 259 m2 + verande 62 m2 dhe siperfaqe parcele 314 m2. Kati perdhe perbehet nga ambient ndenje me oxhak funksional, kuzhine + ambient ngrenie, nje dhome per miqte, korridori dhe nje banjo. Kati i pare perbehet nga 1 dhome matrimoniale + garderobe + banjo brenda ne dhome dhe 3 dhoma gjumi, 2 ballkone, banjo dhe korridor.
Parkimi ne oborr per 2 makina te mbuluar me pergolat druri.
Parashikohet te mbaroje ne vitin 2027
Cmimi ne kete faze eshte 660.000 euro.