Pershkrimi i Prones

GJIRI I LALZIT

Shitet vile e cila ka pamje shume te bukur nga deti dhe me vendodhje shume te mire mbrapa vilave elitare. Ndodhet te residenca më e re turistike, rezidenciale, e cila ndodhet në një zone unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klime që ofron 300 dite me diell. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim dhe ajer të paster, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti “Nene Tereza” edhe 260 KM nga Prishtina.

Residenca turistik ofron sherbime të ndryshme, ambiente rekrekative, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatesi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesë në komunitet.

Vila ofron punime shumë cilësore me investime ekstra të cilat janë: Gjelberimi dhe sistemi i vaditjes, Pishina (8 metra gjatesi, 4 gjeresi dhe 1.5. m thellesi) + dushi i jashtem. Dera e parkimit është elektrike, sistem ngrohje-ftohje me Chiller, tendat, permiresimi dhe izolimi i bodrumit, mobilimi + shtëpiaket, perdet, pllakat në katin 0 dhe parket laminat në katin +1, kuzhina e investuar në cdo detaj me strukture melamin (kunder lageshtires). Është mundesia e vendosjes së oxhakut.

Vile individuale ne shitje 2 kateshe me siperfaqe ndertimi totale 204 m2 + 580 m2, me pamje deti. Kati perdhe është i organizuar nga ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie, depo, lavanderi, tualeti me dritare, dhomë gjumi dhe veranda. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + vaske panoramike te pershtatur ne ambientin e saj me pamje shum te bukur nga gjelberimi dhe deti, 2 dhoma gjumi të tjera, tualeti me dritare dhe 2 ballkone. Shitet me gjithe mobilimin dhe investimin cilesor.

Vila ka dhe një parkim te hapur.

Ne proçes hipotekimi.

Per me shume informacion kontaktoni +355 69 60 54 036

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Sip. Totale: 204 m2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1272
Whatsapp