Ish Blloku RRUGA “ISMAIL QEMALI”, PRANË ISH BLLOKUT
Apartament i ri në shitje në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike pranë ish-Bllokut, Sheshit “Willson”, Parkut të Liqenit, afër me qendren e Tiranës dhe disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Investimi i pallatit bëhet nga një firmë tepër serioze, me një arkitekturë shumë të mirë estetikisht. Baza e punës së tyre është cilësia e lartë në konstruksion dhe në rifiniturë. Ofron veshje me fasadë të ventiluar, e cila i siguron objektit shumë avantazhe, një ndër të cilat është ruajtja e temperaturës dhe parandalimi i lagështirës. Rrjeti i aspirimit të kuzhinave është bërë me linjë të vecantë për cdo apartament dhe sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është me sistem multijet. Apartamentet kanë akses të vecantë nga ambientet e sherbimit.
Godina është e projektuar me shkallëzime në 3, 4, 5, 6, 7, 8 the 9 kate dhe 2 kate nëntokë. Do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 78.14 m2 + 15.63 m2 sip. perbashket (93.77 m2 bruto) + 66.70 m2 tarrace me dokumentacionin perkates, kati 8-te, me orientimin jug-lindje-veri-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrenie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete (njeri me dritare) dhe ballkoni.
Ofrohet mundësia për të blerë vend parkimi në godine me cmimin 70,000 Euro