Pershkrimi i Prones

Rezidenca turistike më e re e cila ka një vendodhje unike pranë detit Adriatik dhe një nga zonat më të preferuara, Gjirin e Lalëzit. Vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, me gjelbërim dhe ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit. Një destinacion i aksesuseshëm për vetëm 5 minuta në këmbë deri tek plazhi, 20 minuta drejt Kepit te Rodonit, 25 minuta drejt qytetit të Durrësit, 30 minuta drejt Aeroportit “Nënë Tereza” dhe 40 minuta drejt Tiranes.

La Dimora—shtëpia juaj e re e vendosur mes gjelbërimit të harlisur, vetëm pak hapa larg plazhit dhe me siguri 24 ore. Vilat janë projektuar me planimetri të rregullt,dritare me dopio xham, ballkone dhe tarraca për secilën vilë, antenë kryesore satelitore dhe lidhje me fibra optike për akses në internet me shpejtësi të lartë. Rezidenca ofron me dhjetra shërbime brenda kompleksit si : kënd lojrash për fëmije, pishinë e madhe, parkime private për secilën vilë,palestër dhe qendër fitnesi, kafene, zona të gjelbëruara për shëtitje,zona tregëtare etj.

Rezidenca e shtrire ne nje siperfaqe parcele 12.065 m2 do të ofrojë 75 vila chalets në shitje,600 m nga vija bregdetare, me tipologji të ndryshme: 70 vila townhouse me katër dhoma gjumi, 2 vila dyshe me katër dhoma gjumi secila dhe 3 vila individuale me katër dhoma gjumi.

Vilë elitare në shitje e organizuar në 3 kate,me sipërfaqe totale ndërtimi 159 m2 + siperfaqe oborri 77 m2.Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie,kuzhinë e vecuar, tualeti, tarraca dhe oborri.Kati I pare organizohet nga 2 dhoma matrimoniale + tualet brenda secila dhe 2 ballkone për secilen dhomë.Kati I dytë organizohet gjithashtu nga 2 dhoma matrimoniale + tualet brenda secila dhe 2 ballkone për secilën dhomë.

Ofron parkim për 1 makinë në hyrje të viles.

Rezervim paraprak në vlerën 4000 euro.

Parashikuar të mbarojë në vitin 2028.

Detajet e Prones

Cmimi €: 392,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Sip. Totale: 159 m2
Sip. Toke: 77 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 5
Referenca: INF1644

Vendodhje

Whatsapp