Pershkrimi i Prones

Jepet vilë luksoze me qira në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona. Fare pranë qendrës tregtare Tirana East Gate dhe vetem 15 minuta nga qendra e Tiranës.

Vila ndodhet në një kompleks rezidencial vilash private e cila ofron siguri 24 orë, infrastrukturë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetese në komunitet.
Vila ofron punime shumë cilësore, me sistem ngrohje-ftohje ne gjitha ambientet, i shtruar me parket ne disa dhoma, oborr te gjelbëruar dhe të sistemuar shumë bukur, garazh të mbyllur dhe parkim të jashtëm etj. Gjithashtu ofron siguri, mbikëqyrje me CCTV, sistem alarmi, sistem mbrojtjeje nga zjarri, siguri me roje 24 orë etj. Vila është e pajisur me një gjenerator elektrik dhe një pus uji për të siguruar dritat dhe ujin 24/7.

Vilë me qira me një sipërfaqe toke prej 668 m2 dhe 475 m2 ndërtim me një arkitekturë shumë të bukur, të projektuar në tre kate dhe një kat papafingo.
Kati -1 është i organizuar me një sallon të madh me dritare që mund të përdoret për dhomë gjumi, palestër, lojra etj, parkim për 2 makina, një dhomë teknike, lavanderi dhe një banjo.
Kati 0 i vilës ka një sallon të madh me oxhak funksional, me një pamje të shkëlqyer 360 gradë në verandë, si dhe kopsht përpara dhe mbrapa ku mund të shijoni atmosferën e qetë dhe të gjelbër, një zonë ngrënje dhe gatimi me kuzhinë të instaluar, një dhomë gjumi, një depo dhe një banjo.
Kati 1 ka një dhomë gjumi kryesore me banjo me vaskë të madhe, xhakuzi dhe dush, dhomë gardërobe dhe një verandë të madhe me një pamje shumë të bukur te zones përreth, si dhe një dhomë gjumi tjetër, një studio dhe një banjo shtesë.
Në katin nën çati është një dhomë gjumi e bukur që ofron shumë privatësi, e mobiluar me mobilje antike.

Vila jepet gjysmë e mobiluar duke përfshirë një kuzhinë të pajisur plotësisht ose dhe mund të mobilohet.

Detajet e Prones

Cmimi €: 4,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Sip. Totale: 475 m2
Sip. Toke: 668 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 4
Mobilimi: Pjesërisht e mobiluar
Referenca: INF1664

Vendodhje

Whatsapp