Shitet apartament 2+1+2 tualete + ballkon, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara dhe të qeta të Tiranës, vetëm 20 minuta në këmbë nga qendra e qytetit. Prona ndodhet 50m larg Fushës së Sportit "Ali Demi", me pamje të hapur mbi lulishten e zonës dhe gjelbërimin e oborreve përreth, duke ofruar qetësi dhe një ambient të këndshëm për banim.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një godine ekzistuese 5-katëshe, jo në katin e fundit. Godina është restauruar plotësisht, me fasadë të rinovuar, shkallë të rikonstruktuara, të ndriçuara natyralisht dhe të shtruara me pllaka të reja. Gjithashtu, pallati është i pajisur me depozita të përbashkëta uji në bodrum, duke garantuar furnizim me ujë dhe presion 24 orë. Dritaret te reja me izolim shume te mire termik dhe akustik.
Me një sipërfaqe neto prej 92 m², apartamenti organizohet në:
• Ambient të bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje;
• Kuzhinë të veçantë me dritare;
• 2 dhoma gjumi komode;
• 2 tualete;
• Ballkon me pamje shume te bukur.
Apartamenti eshte i rikonstruktuar, sistemi elektrik dhe hidraulik eshte i ri, eshte i shtruar me parket, orientimi lindje–jug–perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Apartamenti ka planimetri të rregullt, kubaturë të mirë dhe hapësira funksionale, duke e bërë një zgjedhje ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim.
Apartamenti shitet i pamobiluar.
Mundesi parkimi poshte pallatit.
Me certifikatë pronësie.